Çiljeta organizoi festë madhështore për ditëlindjen e saj dhe djalit

Këngëtarja dje festoi ditëlindjen, e bashkë me të në të njëjtën ditë festoi edhe djali Fernand.

Me këtë rast, Çiljeta organizoi festë madhështore ku ftoi miqtë e saj më të mirë.

Në këtë ndejë nuk munguan Zaimina Vasjari, Inis dhe Ingrit Gjoni, Olti Curri e shumë të tjerë.

Ambienti ishte dekoruar deri në detaje, ndërsa nuk munguan tortat për dy protagonistët e mbrëmjes.