Cilit lider partie iu hoqën më së shumti vota deri më tani?

Procesi i rinumërimit të votave për kandidatët për deputetë, ka mbërritur në gati 50% në nivel vendi.

Rezultatet tregojnë se shumë kandidatë për deputetë kanë pësuar ndryshime të mëdha në numrin total të votave, raporton Klankosova.tv.

Por, të prekur janë edhe liderët e partive politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas të dhënave të deritanishme, Albin Kurti i LVV-së është lideri dhe kandidati për kryeministër me numrin më të madh të votave të hequra.

Deri më tani, Kurti ka 315 vota më pak se në numërimin e parë preliminar.

Pas tij vjen Lumir Abdixhiku i LDK-së me minus 110 vota.

Kurse Bedri Hamza i PDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së kanë nga vetëm 16, respektivisht 5 vota më pak nga procesi i rinumërimit.

Por, rekordmen deri më tani është kandidati i PDK-së për deputet, Fetah Paçarizi, me 6750 vota më pak.

Te LDK është Xhavit Uka me minus 1632 vota, ndërsa te LVV-ja është kandidati Arbër Rexhaj me 619 vota më pak.

Kurse në listën e AAK-së, Besnik Krasniqi është kandidati me numrin më të madh të votave të hequra – gjithsej 311. /Klankosova.tv