Gazetari Kreshnik Gashi ka deklaruar se narrativa dezinformuese për ngjarjet në Banjskë është përhapur deri në studio televizive në Kosovë. Ai ka theksuar se disa pretendime të pabazuara po krahasohen me skenarët e filmave të James Bond-it.
Ai ka bërë të ditur se ekziston një operacion i zhvilluar nga strukturat e BIA-së serbe, ku paratë me çanta janë konfiskuar në Mitrovicë dhe më pas iu janë dorëzuar një agjenti shqiptar, i cili, sipas Gashit, planifikonte t’i dorëzonte ato një gazetari.
“Nuk kemi prova qe paret me canta po vinë në Kosovës, kemi opercaion qe paret me canta të strukturave të BIA-së janë zënë në veri të Mitrovicës, duke iu dorëzua agjentit shqiptar, i cili pasataj ka pasur me i dërgu te një gazetar. Është hetimi penal qështë duke ndodhë në Prokuorin Speciale të Kosovës”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se disa pretendime të pabazuara po krahasohen me skenarët e filmave të James Bond-it.
“Atë që e kemi parë në filmat e James Bond-it, ndodh edhe në Kosovë — paratë vijnë me çanta,” ka thënë Gashi, duke shtuar se megjithatë nuk ka prova që këto para po hyjnë realisht në vend.




