Cili paska qenë “imazhi ndërkombëtar” i Kosovës para Qeverisë Kurti?

Shkruan: Arsim ZEKOLLI

“Abit Hoxha: Qeveria Kurti e keqlexoi situatën, dëmtoi imazhin ndërkombëtar të Kosovës”

A ka kush e pyet kete te na shpjegojë cili paska qenë “imazhi nderkombetar’ i Kosoves para Qeverise Kurti?

Nese kerkoni shpjegim se c’ka nenkupton me “imazhin e Kosoves para Kurtit, mos humbni kohe neper arkiva apo teori politike. Hypni autobusit dhe vizitoni Tiranen dhe Shkupin si ekzemolarë te kuptimit “imazh pozitiv te nderkombetaret”.

Ne Tirane kemi nje oligark i rrethuar me diplo te korruptuar, oligarki Sigurimi dhe gazetari mercenare, te paguar nga Soros. Nuk gjenë shumë kritika nga diplomatet (pereveç ndonje IPARD), ke shumë reklama te paguara per Maldivet dhe lavdata per “qasjen konstruktive ndaj rajonit”.

Ne Shkup keni nje profiter lufte Ali Ahmeti, ne maje te piramides kriminale, faktikisht nen embargo per jashtë nga diplomatet dhe me perkrahje per mbrenda nga po te njejtit diplomatë. Aliu ka nje ministër te Jashtem qe aktron kryesues OSBE dhe nje grup mafiozesh qe quajne veten BDI.

Ky imazh Tirano-Kerçovë, eshte modeli i “imazhit nderkombetar” qe kishte Prishtina para ardhjes VV-së ne pushtet. Nje imazh i bazuar mbi: “kemi leverage mbi liderat”, transkacion politik “ti ndegjo e sundo dhe mos be asgje per popullin tend”.

Rezultat i ketij “imazhi pozitiv” ishte ikja masovike, kolapsi ekonomik, lulezimi krim-organizuar, diplomacia a la “kemi ameriken si diplomaci Kosovare” te Ramushit, tregti me troje dhe trajtim i nje populli si te retarduar.

Kishim nje Hashim qe arrestonte agjent BND, kishim nje Ramush qe e mbanin peng ne Pariz, kishim nje Presidente Pliko, kishim … te mos vazhdoj se shkretoj. Ky ishte “imazhi pozitiv”?

Sikur te sillte benefite per Kosoven, do isha i pari te pranoj kete konstatim. Ne realitet, kishim viza-aparthejd, faktorizim te Vuciqit si “te edukuar e modern”, venie themeli Asociacinesh dhe Tribunalesh. Sipas Abit-abit, kjo paska qen “imazh pozitiv”.

Diku tjeter qendron ceshtja. Tani qe sundimi i te forteve eshte zëvebdësuar me diçka qe ngjane si sundim ligji, ergela filozofike rizbulon guximin per te kritikuar pushtetin. Aq me shumë nëse pushteti nuk jep lekë qe te aktrosh “Zhizhek Komogllave”.

Do te nevojitet kohe, por edhe largim te kesaj Qeverie, qe te tilleve “imazh mates” t’ju bie zhetoni dhe te kuptojne se pavaresisht Albinit, koha e mimikrisë ka skaduar, se obsesioni per vleresim nga jashte si substitut vetbesimi nuk impreisonon askend.

Shkurt, “imazh matesit” kanë probleme me te medha se Albini apo Vjosa. “But give them time”, t’i lëmë ta kuptojnë vet.

* Teksti eshte marre nga profili ne facebook i z.Arsim ZEKOLLI