Ciles politikane i dërgon lule Atifete Jahjaga?

Arbërie Nagavci është politikanja nga Gjakova, që prej vitesh mbanë poste me rëndësi në nivel lokal e qendror.

Nagavci, është pjesë e “Vetvendosjes” dhe në Qeverinë Kurti ka marrë një post mjaftë të rëndësishëm, atë të të nënkryetares së Kuvendit.

Arbërie Nagavci, e drejtoj një nga mbledhjet e para të Kuvendit të Kosovës, duke u treguar e shkathët dhe mjaftë profesionale në këtë drejtim, për çka edhe u komplimentua.

Nënkryetarka e Kuvendit të Kosovës, është përgëzuar për postin dhe punën e saj edhe nga ish Presidentja Atifete Jahjaga, e cila i ka dërguar Nagavcit edhe një buqetë me lule.