Cilës bukuroshe kosovare ia mori Mimoza Shkodra të dashurin?

Qëndroi beqare për vite me radhë, nuk pranoi të flasë asnjëherë për jetën e saj private, e në një ditë të bukur vendosi ta bëjë publike lidhjen me Seldi Qalliun.

Të gjithë e morrën vesh që ajo ishte në lidhje dashurie me Seldin, këngëtarin bukurosh nga Tirana.

Mimoza Shkodra, këngëtarja e shumë hiteve u lidh e u fejua me Seldin, këngëtarin e njohur e shumë të përfolur nga Shqipëria. Lidhja e tyre shkaktoi bujë mediatike, por “përralla” zgjati pak.

Sot, dyshja i kanë ndarë rrugët, e siç po flitet zhgënjimi i Mimozës është i madh.

Por, a e dini se Seldi u nda nga bukuroshja kosovare Dafina Zeka dhe u lidh me Mimozen? Ai, ishte i fejuar me Dafinen për pesë vite.