Cila gjeneratë e hip-hopit është e artë sipas Mc Kreshës?

Por përtej kësaj Mc Kresha ishte i ftuar në emisionin ‘Me Meriton Mjekiqin’, shkruan lajmi.net.

 

Reperi ka folur për shumë gjëra profesionale.

Por Meritoni ishte ai që i bëri një pyetje reperit rreth gjeneratës së artë hip hopit shqiptar.

Reperi zgjodhi të mos jep emra duke sqaruar se secila gjenratë meriton kreditin që ka.

“Nuk du me thanë. Për hip-hopin shqiptar i bjen me ofendu nashta, secili e ka kreditin e vet. Secili prej rep artistave e meriton kreditin e vet që e ka. Prej botërores të përgjigja. Shumica e njerëzve e shokëve me të cilët bojna llaf për hip-hop thonë 90-tat dhe fillimi i 2000-tës deri n2005-2006 atëherë kur hip-hopi ka pas, ka fitu shumë respekt e prej ’94-tës deri n2004, qekjo dekadë u kan ma e suksesshmja e repit. Gjeneratat e reja psh mendojnë se më e suksesshme është gjenerata e 2010-tës, 2020. Por për shkak që hip-hopi ka evolu, prej hip-hopit kanë dalë rryma të tjera, nuk ish kon fer me thonë jo qekjo jo qajo me rëndësi është që secili e ka vendin e vet, secili e bon lekun e vet dhe unë jam më se dakord me atë sen”, tha Kresha.

Kresha është njëri ndër reperët më të suksesshëm të skenës shqiptare./Lajmi.net/