Çiklisti që humbi jetën sot në Qarkoren e Shkupit ishte Arbër Shaqiri, anëtari i klubit Phoenix Cycling Team

Çiklisti i cili humbi jetën sot në një aksident trafiku në Qarkoren e Shkupit, në afërsi të Radishanit në drejtim të Tetovës, ishte Arbër Shaqiri, anëtari i klubit Phoenix Cycling Team. Lajmin e ka konfirmuar vet klubi Phoenix Cycling Team, ku në emër të këtij klubi i shprehin ngushëllime familjarëve dhe të afërmeve. Aksidenti tragjik ka ndodhur sot, rreth orës 4 të pasdites, ku një automjet i tipit “Mazda” me targa të Shkupit i drejtuar nga një 63-vjeçar ka marrë përpara grupin e çiklistëve dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes çiklisti Arbër Shaqiri, ndërsa disa çiklistë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Për momentin nuk dihet gjendja shëndetësore e çiklistëve të tjerë që kanë mbetur të plagosur në këtë aksident tragjik.

Stausi i plotë i Phoenix Cycling Team:

Me keqardhje ju njoftojmë se sot ka ndodhur një aksident i rëndë në të cilin një veturë ka goditur dy çiklist nga Shkupi, në unazën në Shkup (Radishani) drejtimin nga Tetova.
Në aksidentin ka humbur jetë shoku ynë dhe njëkohësisht anëtari i klubit Phoenix Cycling Team, Arbër Shaqiri. Në emër të klubit, shprehim ngushëllimet më të thella familjarëve dhe të afërmive.