Cher po pensionohet pas gjashtë dekadave karrierë

Cher ka konfirmuar se po pensionohet nga muzika pas më shumë se gjashtë dekadash në skenë.

Këngëtarja ikonike e cila është 76 vjeçe, bëri të ditur të martën në Teatrin Lyceum të Londrës se albumi i saj i ardhshëm do të jetë i fundit.

Artistja po fliste për karrierën e saj në kuadër të një turneu specifik, sipas The Sun.

Derisa ishte në skenë, këngëtarja e hitit “Believe” tha se ishte gati të pensionohet, por jo para se të publikonte projektin e saj të ri që nga viti 2013.

“Ky është ndoshta albumi im i fundit që do të bëj. Jam vërtet e emocionuar. Janë këngë të shkëlqyera dhe jam shumë e emocionuar që po e bëj”, pohoi Cher.

Ajo njihet për hitet e saj të padiskutueshme dhe për karrierën dhe pikëpamjet që po lënë gjurmë edhe sot.