Chelsea u befasua nga ndryshimi i mendjes së futbollistit në minutën e fundit para rinovimit

“Blutë” janë duke punuar që të rinovojnë kontratat me disa nga yjet kryesorë, transmeton lajmi.net.

Antonio Rudiger i skadon kontrata në fund të sezonit, derisa klubi shpreson të rinovojë pas spekulimeve për të ardhmen.

Andres Christensen është një tjetër lojtar që i skadon kontrata në verë, derisa Chelsea provon ta ‘blindojë’ në “Santiago Bernabeu”.

Ata menduan që kishin marrëveshje me danezin, derisa ky i fundit ndryshoi kërkesat për kontratë në momentet e fundit.

25-vjeçari ishte pranë të fitonte rritje page dhe kontratë pesëvjeçare, ku gjithçka ishte arritur.

Por, gjithçka ndryshoi në minutën e fundit, duke parandaluar kontratën e re që të nënshkruhet.

Mendohet që agjenti dëshiron të zbres kontratën nga pesë vite në tre, gjë që befasoi bordin e klubit anglez.

Tani, kontrata është problem i madh, ngase klubi nuk dëshiron të rikthejë propozimin që kishin bërë.

Nëse nuk arrijnë marrëveshje, Christensen pritet të largohet nga Londra si agjent i lirë në verë.