Chelsea shqyrton mundësinë e transferimit të Zahas

Chelsea thuhet se po shqyrton mundësinë nëse do të bëjë një lëvizje në ditët e fundit të afatit kalimtar për të nënshkruar me Wilfried Zaha të Crystal Palace.
Pas largimeve të Romelu Lukakut dhe Timo Werner, ‘Blutë e Londrës’ po kërkojnë të forcohen në fazën e sulmit para mbylljes së afatit kalimtar, përcjell lajmi.net.

Ata besohet se janë në bisedime për të nënshkruar me Pierre-Emerick Aubameyang nga Barcelona, ndërsa janë lidhur edhe me një lëvizje potenciale për sulmuesin e Evertonit, Anthony Gordon.

Megjithatë, sipas “Daily Mail”, Chelsea është gjithashtu i interesuar për të nënshkruar me Zaha dhe kjo mundësi është duke u shqyrtuar seriozisht mes drejtuesve dhe trajnerit Thomas Tuchel.

Zaha ka më pak se një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me Palace dhe besohet se po shqyrton situatën e tij edhe pse klubi aktual ka shprehur gatishmëri për ta zgjatur kontratën.