Chelsea seriozisht pas De Ligt

Matthijs de Ligt ka marrë vëmendjen e Chelsea.

‘Blutë’ e Londrës janë duke kërkuar një lojtar për qendrën e mbrojtjes, pas largimit të Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen.

Jules Kounde ishte dëshira e Chelsea, por duket se francezi ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar Barcës.

Së fundmi, Chelsea raportohet të jenë vënë pas Matthijs de Ligt, transmeton lajmi.net.

Londinezët janë duke monitoruar procesin e negociatave të lojtarit me Juventus, për rinovimin e kontratës.

Këto bisedime po flitet të kenë shumë mosmarrëveshje mes dy palëve, sidomos për klauzolën.

Mbetet të shihet nëse Chelsea do të nis ndonjë ofertë zyrtare për Matthijs de Ligt.