Chelsea po udhëheq garën për nënshkrimin me Coman

Sipas ‘Bild’, Chelsea dhe Manchester United thuhet se janë të interesuar të nënshkruajnë me Comanin, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetës, janë ‘Blutë’ ata që po udhëheqin garën për nënshkrimin e 24-vjeçarit, për shkak të raporteve të mira që ka trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel me klubet gjermane, duke përfshirë edhe “Bavarezët”.

Francezi, sezonin e kaluar zhvilloi 29 ndeshje me fanellën e Bayernit në Bundesliga duke realizuar pesë gola.