Skuadra e Chelseat është duke e monitoruar situatën me sulmuesin anësor të Arsenalit, Gabriel Martinelli.
Të paktën kështu bën të ditur Sports Mail, transmeton lajmi.net.
Lojtari është duke shkëlqyer me “topçinjtë” këtë sezon, për çka ka ngjallur interesimin e “bluve”.
Martinelli gjatë këtij sezoni ka shënuar tri gola dhe ka asistuar një herë.
Momentalisht nuk ka bisedime në mes të palëve, mirëpo ky proces mund të hapet së shpejti.




