Pas një periudhe të mirë në Romë si huazim, Romelu Lukaku do të kthehet në Chelsea në verë.
Megjithatë, belgu nuk është në planet e bluve dhe do të largohet sërish nga Stamford Bridges, por kësaj radhe jo më si huazim, por do të shitet.
Gjatë qëndrimit një vjeçar te Roma, Lukaku ka bërë shumë mirë duke realizuar 21 gola dhe duke asistuar në katër të tjerë në 47 ndeshje zyrtare.
Roma duket se nuk do ta blejë kartonin e belgut, megjithatë e ardhmja e Lukakut mbetet sërish në elitën e futbollit italian Serie A.
Siç raporton Calciomercato, Napoli është kthyer në një destinacion tërheqës për Lukakun. Ardhja e mundshme e Antonio Contes në skuadrën e kaltër, me të cilin Lukaku luajti te Interi, hap një skenar të ri për reprezentuesin belg, i cili nuk do të kthehet më te Chelsea.