Chelsea ka pësuar humbje 1-0 në shtëpi nga Nottingham Foresti në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.
Pjesa e parë ishte e qetë për nga numri i rasteve për gol, me dy skuadrat që tentuan të gjenin hapësira për të kaluar në epërsi.
Rastin e vetëm serioz në 45 minutat e parë e kishte Taiwo Awoniyi (26′), por që goditja e tij shkoi jashtë porte.
Në pjesën e dytë, Forest ishte më kërkues dhe shënoi qysh në start.
Ishte Awoniyi, ai që asistoi te Anthony Elanga, që e mposhti me lehtësi Robert Sanchez.
Chelsea tentoi që me disa zëvendësime të merrte së paku një pikë, mirëpo mysafirët u mbajtën mirë deri në fund dhe ia dolën t’i merrnin pikët e plota.
Pas javës së katërt, Chelsea ka vetëm katër pikë nga 12 të mundshme, ndërsa në xhiron e pestë do të ketë punë me Bournemouthin.