Skuadra e Chelseat thuhet se ka arritur një marrëveshje të re me mesfushorin, Enzo Fernandez.
Mediat e huaja shkruajnë se lojtari i Kombëtares së Argjentinës është pajtuar të vazhdojë me Blutë e Londrës edhe për një vit, shkruan Lajmi.net
Argjentinasi ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2031, por kontrata e re e mbanë atë në “Stamford Bridge” deri në vitin 2032.
Kjo s’ka ndodhur asnjëherë në histori, që një futbollist të ketë kontratë 9-vjeçare me një skuadër.
Kujtojmë që Enzo u transferua në Chelsea gjatë afatit të janarit nga klubi i Benficas./Lajmi.net/




