Chelsea me ofertë zyrtare për Kimpembe

Chelsea kanë bërë ofertën zyrtare për Presnel Kimpembe.
Sipas ‘Daily Mail’, Chelsea ka ofruar 40 milionë funte për qendërmbrojtësin e Paris Saint Germain, Kimpembe, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi ka punuar më parë me Thomas Tuchel te PSG dhe i njeh mirë metodat e tij.

Megjithatë, ‘Blutë e Londrës’ janë gjithashtu në bisedime me Sevillan për Jules Kounde dhe gjithashtu kanë nënshkruar me Kalidou Koulibaly për të forcuar më tej mbrojtjen e tyre.

Mbetet të shihet nëse do të arrijnë marrëveshje me PSG për francezin.