Marc Cucurella do të jetë lojtar i Chelsea.
Skuadra e Chelsea po bën çmos për të transferuar mbrojtësin e krahut të majtë, Marc Cucurella.
Fabrizio Romano bën të ditur se Chelsea ka bërë një ofertë të vlefshme prej më shumë se 50 milionë funteve, gjatë mbrëmjes së djeshme.
Klubi tani shpreson të arrijë marrëveshjen e plotë me skuadrën e Birghton, por akoma s’ka përgjigje zyrtare.
Cucurella po shtyn për t’iu bashkuar skuadrës së ‘Bluve’.