Chelsea pritet t’i intervistojë pesë trajnerë dhe që njëri prej tyre ta zë vendin e Graham Potterit të shkarkuar.
Njëri prej tyre është Julian Nagelsmanni, i cili u shkarkua nga Bayern Muncheni muajin e kaluar.
Sidoqoftë, 35-vjeçari mund të mos kontraktohet nga londinezët pikërisht për shkak të moshës së tij të re.
Pronari Ted Boehle preferon trajnerë më të dëshmuar dhe me përvojë, dhe kjo mund t’i dalë problem gjermanit.




