Chelsea e gatshme ta shesë top yllin e ekipit tek Real Madridi, shkak problemet financiare

Një motoçiklist goditet nga një veturë në PrishtinëOsmani kujton masakrën e Rahovecit dhe Malishevës: S’do të ndalemi së kërkuari drejtësiMiteva: Blerjet e reja në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës për tekste digjitale pa kur…​Rritet numri i udhëtarëve në Aeroportin e Prishtinës, mbi 500 mijë vetëm në janar-shkurtAlbumi i Beyonces “Cowboy Carter”, është albumi më i transmetuar i “Spotify” në një dit…
Deri në këtë fazë nuk është identifikuar ndonjë pasues ideal i tyre, kështu që me shumë mundësi një lojtar do të transferohet në 2025 ose 2026.

Në 12 muajt e fundit, ‘Los Blancos’ ka shprehur interesim për Reece James. 24-vjeçari konsiderohet gjerësisht si njëri ndër më të mirët në botë në pozitën e tij, ani pse ka vuajtur pjesën më të madhe të karrierës së tij nga lëndimet.

James nuk ka qenë në dispozicion të Pochettinos pikërisht për shkak të lëndimit që prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Chelsea duket se është mjaftuar nga lëndimet e shumta të James, dhe sipas The Times ata janë të gatshëm që ta shesin anglezin katë verë. Gjiganti anglez duhet të fitojë një shumë të majme parash për t’iu shmangur thyerjes së rregullave financiare.

Mbetet të shihet nëse Real Madridi do të alarmohet nga ky lajm por, James do të ishte një transferim kualitativ për madrilenët, ani pse do të ketë shqetësime për gjendjen fizike të tij, diçka që mund ta vë në dyshim këtë lëvizje./Telegrafi/