Chelsea do të marrë vendimin për Sanchon në maj, pas anglezit janë vënë tre skuadra

E ardhmja e Jadon Sanchos vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet te Chelsea apo do të largohet në fund të sezonit.

Sulmuesi anglez iu bashkua londinezëve si huazim nga Manchester United, me Chelsean që e ka obligim blerjen përfundimtare.

Chelsea do të marrë një vendim në maj në lidhje me të ardhmen e Jadon Sanchos , me klubin që ose do të nënshkruajë përgjithmonë anësorin për 25 milionë funte ose do ta kthejë atë në Manchester United për vetëm 5 milionë funte, sipas Fabrizio Romano.

Sancho, aktualisht i huazuar në Stamford Bridge, nuk ka bërë përshtypje gjatë kohës së tij me Blutë.

Prioriteti aktual i Chelseat është sigurimi i një vendi në Ligën e Kampionëve dhe çdo vendim përfundimtar, përfshirë të ardhmen e Sanchos, do të merret në fund të sezonit.

Nëse nuk qëndron te Chelsea, për Sanchon interesim kanë shprehur disa skuadra angleze përfshirë Newcastle United, West Ham United dhe Wolverhampton Wanderers.