Charles i Tretë nesër zyrtarisht do të shpallet mbret në pallatin Sent Xhejms në Londër, para organit ceremonial të njohur si Këshilli Privy.
Kurorëzimi do të mund të ndodhë për disa muaj, informuan sot mediat britanike.
Pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeta e Dytë, mbret me automatizëm bëhet djali i saj Charles (73), i cili është edhe trashëgimtari më i vjetër i fronit britanik.
Pas kthimit nga kështjella Baltimor në Skoci, ku dje ndërroi jetë mbretëresha, ai fillimisht do të takohet me mbretëreshën Liz Tras, ndërsa sonte për herë të parë do t’i flasë popullit.
Varrimi mbretëreshës Elizabeta e Dytë do të bëhet për dhjetë ditë, sipas protokollit të përcaktuar paraprakisht, ndërsa ditët e zisë pritet të zgjasin 12 ditë.




