Çfarë video, Mourinho e kishte parashikuar suksesin e Xabi Alonsos si trajner

Trajneri portugez, Jose Mourinho sonte përballet në gjysmëfinalen e parë në UEFA Europa League ndaj Bayer Leverkusen.

Ish-menaxheri i shumë klubeve europiane, dikur kishte parashikuar që homologu i tij sonte, Xabi Alonso do bëhej trajner i suksesshëm, shkruan Lajmi.net

“Unë mendoj se ai do të bëhet trajner i suksesshëm. Ka qenë futbollist i Pep Guardiolas, pastaj i imi, pastaj i Carlo Ancelottit. Ka luajtur në Angli, në Spanjë dhe në Gjermani. Babai i tij ka qenë futbollist i mirë dhe trajner i mirë. Prandaj mendoj se ai ka gjitha peripicitë të bëhet një trajner i madh”, kishte thënë Mourinho para disa viteve.

Xabi Alonso rolin si trajner e nisi në Akademinë e Real Madridit. Pastaj u bë trajner i Real Sociedad B. Kurse qysh nga tetori i vitit 2022, ai mori përsipër ekipin gjerman, Bayer Leverkusen.

Në 32 ndeshje sa ka zhvilluar skuadra gjermane, Xabi Alonso e ka çuar klubin e tij drej 17 fitoreve, 7 barazimeve dhe 8 humbjeve në të gjitha garat.

Kujtojmë që ndeshja e parë mes AS Roma dhe Bayer Leverkusen në gjysmëfinalen e parë të UEFA Europa League zhvillohet sonte nga ora 21:00 në stadiumin “Olympico”.