Çfarë po ndodh mes Ronela Hajatit dhe Young Zerkës?

Prej vitesh përflitet për një lidhje mes tyre.

Ronela Hajati dhe Young Zerka pavarësisht të gjithave, nuk dëshironin asnjëherë të flisnin publikisht rreth jetës private, saktësisht për një lidhje mes tyre, shkruan lajmi.net.

Por, Young Zerka dje festoi ditëlindjen dhe ajo që të binte në sy ishte se në mesin e shumë urimeve mungoi ai i Ronelës.

Ndërsa, nëse shikon në llogaritë e dy aritstëve në Instagram, shihet se Ronela dhe Zerka më nuk e ndjekin njëri-tjetrin.

Se a i kanë ndarë rrugët Ronela Hajati dhe Young Zerka apo këtë gjë e bënë qëllimisht, mbetet të shihet ditëve në vijim.