Çfarë po bën Leonora Jakupi në QKUK?

Këngëtarja e mirënjohur Leonora Jakupi sot është paraqitur nga Qendra Klinike Univeristare e Kosovës.

Nuk dihet arsyeja kryesore e kësaj vizite në klinikë, veçse është parë me drejtorin e përgjithshëm Basri Sejdiu, shkruan “Kosovarja”.

Ajo ka publikuar dy storie në Instagram ku lavdëron punën që bëhet në këtë klinikë në sherbim të qytetarëve.

Ndërkohë që drejtorin e bën meritor për ndryshimet thelbësore në shëndetësi dhe kujdesin ndaj pacientëve.

Shihni fotot:

Kujtojmë se Leonora ka publikuar dy projekte muzikore për festat e fundvitit. Këngën “Simpatia e shkollës”, në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun dhe “Potpuri” me Ylli Demajn./Kosovarja/