Mbrëmjen e djeshme banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5” janë surprizuar nga mesazhet në “Big Love”. Duke qenë se paratë e mbledhura do të shkojnë për bamirësi, edhe opinionistët e këtij edicioni të pestë të reality show-t kanë dërguar mesazhe.
Monika Kryemadhi e ka nisur mesazhin e saj me Rogertin, të cilit i tregon se ka tre breshka në shtëpi. Më pas i jep një këshillë që të kujdeset mire me vajzat e “Big Brother VIP 5”.
Më pas opinionistja ka dhe një mesazh për të gjithë banorët, të cilëve u drejtohet duke u thënë që të mbajnë pastër shtëpinë.
“Rogert, unë kam tre breshka në shtëpi. Sillu mire me gocat e shtëpisë . Mbani shtëpinë pastër të gjithë. Love you all”, shkruhej në mesazhin e Monika Kryemadhit.
Pasi lexoi mesazhin, Rogerti shkoi dhe u dha dorën Juelës, Selin, Brikenës dhe Edisës.
“Respekte, unë me vajzat jam gjithmonë mirë”, shprehet banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.



