Çfarë i bëri bashkë Loredanën dhe Morena Tarakun?

Loredana është këngëtarja kosovare që përveç muzikës bën udhëtime të ndryshme.

Së fundi këngëtarja ka udhëtuar drejt Stambollit, shkruan lajmi.net.

Përmes disa imazheve të postuara, Loredana ka treguar se po qëndron atje.

Por përtej kësaj ajo ka vizituar edhe këngëtaren tjetër kosovare, Morena Taraku.

Nuk dihet nëse takimi i tyre ka ndodhur vetëm në mënyrë shoqërore apo ato kanë nisur bashkëpunimin për një projekt bashkë.

Loredana në imazhet e postuara ka shkruar: Dërgoma lokacionin.

Ndërkohë Morena ia ka kthyer me të qeshura: Afër teje.

E dihet që Morena u përfol shumë për një incizim i cili u shpërnda kur në të thoshte: Qoma lokacionin.

Loredana numëron shumë bashkëpunime, në mesin e tyre edhe me reperin kosovar, Don Xhoni, që rezultoi tejet i suksesshëm./Lajmi.net/