Çfarë i bashkon rusofilët tanë me Llavrovin’?!

Shkruan: Nedai Shaholli

Nëpër kulisat e politikës shpesh luhen dramat dhe tragjeditë mbi kurrizin popujve të ndryshëm të botës.
Edhe këta dy rusofilët tanë që shihni në foton e mëposhtëme po luajnë lojën e djallit kundër interesave të shqiptarëve në përgjithësi.
Çfarë kanë të përbashkët në agjendën e tyre dy ‘langaraqët’ tanë që i bënë bashkë në një foto me ministrin e jashtëm rus Llavrov?
Pozimi i të treve misionarëve së bashku është një foto private mes miqëve që i bashkon misioni i pansllavizmit!
E përbashkëta e të treve në këtë mes është miratimi i hapjes së derës së pansllavizmit përmes Open Ballkanit, me gjasme si vazhdim i procesit të Berlinit në këto hapësira dhe dalja e Rusisë në Adriatik.
Dy ‘zagarët’ tanë janë servilët serbo-rusë që punojnë natë e ditë me vëllamin Aleks për Open Ballkanin, si pyka e ‘çarjes shqiptare’ për dominimin e politikës serbo-ruse në Ballkan.
Kjo foto flet sa një mijë fjalë, pasi zbulon lakuriqësinë e kodoshëve shqiptarë ndaj Moskës dhe Beogradit.
Miqësia mes tyre në këtë foto tregon sesi luhen në prapaskenë dramat kundër interesave të shqiptarëve në Ballkan përmes shpirtrave të shitur si arumuni Edvini dhe koqevar Batoni.
Miqësia e dy kaqolëve tanë me Llavrovin i cili para disa ditësh tha se :“Ballkan i hapur” është projekt i presidentit serb Vuçiç. “Iniciator i projektit ekonomik rajonal “Ballkan i hapur” është presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç” dhe se nëna Rusi mbështet Open Ballkanin, është dëshmia që zbulon hilen e madhe antishqiptare që po luhet në Ballkan, ku Kosova është e ftuar në këto nisma si e pabarabartë mes fqinjëve.
Kjo është pjesa e dukshme apo ajsbergu që duket por të tjera janë pazare që bëhen mbi kurriz të shqiptarëve që sot për sot nuk thuhen.
Ata që janë në krye të detyrës dhe që po vëzhgojnë situatën kanë përgjegjësinë për të informuar drejt shqiptarët për t’i thënë të vërtetën çfarë po zihet në kuzhinat e Moskës dhe Beogradit për shqiptarët.
Por mbase një ditë do të jetë vonë!