Çfarë e shtyu Luanën të merret me muzikë? Këngëtarja rrëfen diçka që s’e kemi dëgjuar më parë

Luana Vjollca së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën turke ‘Moda Turkey’, ku flet për jetën e saj profesionale.

Në pyetjen se çfarë do të thotë muzika për ju, këngëtarja tregon se me muzikë mundohet që në një mënyrë të realizoj ëndrrën e saj edhe të ëmës.

Luana thotë se e ëma e saj kishte qenë një këngëtare shumë e mirë por për shkak të rrethanave të atëkohshme ajo nuk mundi të luftoj për ëndrrën e saj.

“Siç e kam thënë muzika është pasioni im, por më shumë se kaq është pasioni i nënës sime. Ajo ka qenë një këngëtare e shkëlqyer por koha dhe rrethanat e kanë bërë të pamundur ndjekjen e ëndrrës. Kështu mendoj se me këndim jam duke realizuar ëndrrën tonë për ne të dyja”.