Air India, transportuesi kryesor indian, është një kompani private, ku shumica e pronësisë i takon konglomeratit indian “Tata Group” dhe pjesa tjetër “Singapore Airlines”.
Që nga muaji tetor, Grupi Air India është në pronësi (25.1 për qind) të Singapore Airlines, ndërsa pjesa tjetër e aksioneve është në pronësi private nga Tata. Në atë kohë, katër kompani ajrore në pronësi të Tata u bashkuan me një tjetër linjë ajrore, Vistara.
Kompania operon më shumë se 5600 fluturime çdo javë dhe lidh mbi 90 destinacione vendase dhe ndërkombëtare me një flotë prej 208 aeroplanësh.
Air India transporton më shumë se 120 mijë pasagjerë çdo ditë dhe ofron lidhje me mbi 800 destinacione përmes më shumë se 75 partnerëve, shkruan skynews.
Është themeluar në vitin 1932 dhe ishte në pronësi të qeverisë indiane nga viti 1953 deri në 2022.
Për shkak se Air India është kompani private, ajo nuk publikon informacione financiare dhe operative siç bëjnë kompanitë publike, për shembull Ryanair ose Air France-KLM.
Po ashtu, kjo do të thotë që nuk mund të gjurmojmë çmimin e aksioneve të saj, pasi nuk tregtohen publikisht.
Në të njëjtën mënyrë, pjesa e Tata që zotëron Air India nuk është e listuar në bursë, prandaj nuk kemi një tregues të drejtpërdrejtë se si investitorët po e përjetojnë këtë lajm.