Centrali bërthamor Zaporizhzhia bie nën kontrollin rus

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka bërë të ditur se rregullatori bërthamor i Ukrainës ka raportuar probleme komunikimi me stafin që operon në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore.

Autoritetet ukrainase i kanë thënë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike – IAEA se stafi i rregullt vazhdon të operojë centralin, “por menaxhimi i uzinës tani është nën urdhrat e komandantit të forcave ruse që kontrollojnë vendndodhjen”,shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se rusët kanë sulmuar këtë termocentral, por pa pasoja, të cilat sipas ekspertëve kanë mundur të jenë fatale.