Çellzi përmes Junajtedit deri në finalen e FA Kupës

Çellzi do të luajë në finalen e FA Kupës, pasi mbrëmë në “Uembli” në gjysmëfinalen e dytë e mposhti Mançester Junajtedin me 3: 1.

Golashënuesit ​​për të kaltrit e Londrës ishin Olivie Zhiru, Mejson Maunt dhe Hari Meguaer (autogol). Për Junajtedin shënoi Bruno Fernandesh nga penalltia në përfundimin e ndeshjes.

Kundërshtar i Çellzit në ndeshjen për trofeun do të jetë Arsenali i cili në gjysmëfinalen e parë e mposhti Mançester Sitin me 2:0.

Finalja e FA Kupës është planifikuar për 1 gusht në Londër në “Uembli”. /MIA