Çeliku: Me një njësi zgjedhore nuk ka më deputetë rrugaçë

Profesori universitar Arbër Çeliku është përfshirë në debatit sa i përket njësive zgjedhore dhe propozimit të fundit për një njësi zgjedhore të bërë nga parti të vogla që janë pjesë e koalicionit qeveritar. “Ndarja në 6 njësi zgjedhore ishte tradhtia më e madhe kombëtare… Një njësi nënkupton se asnjë votë shqiptare nuk shkon dëm, kurse listat e hapura janë garanci se asnjë idiot dhe rrugaç nuk do të mund të bëhet deputet më… Prandaj gjithë kjo luftë, por ato parti politike që ia duan të mirë këtij populli duhet të këmbëngulin në modelin zgjedhor: 1 NJËSI ZGJEDHORE ME LISTA TË HAPURA…”, ka shkruar Çeliku. (INA)