Ish-ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku, thotë se nëse deri në dhjetor nuk ka zhvillim pozitiv në çështjet eurointegruese, nuk përjashtohet mundësia që në pranverë në Maqedoninë e Veriut të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Nëse ndodh që Zaev të mos marrë lajme të mira deri në dhjetor pas çështjes për eurointegrim, nuk përjashtohet se Maqedonia e Veriut të shkojë në zgjedhje të parakohshme pranverën e ardhshme. Hapësirën që e le BE-ja, ka bërë për herë të parë në histori që lëvizja mjatiste në Maqedoninë e Veriut të jetë vendimtare në zgjdhjet dhe të sjell deri në dobësimin e LSDM-së. E Majta, partia e cila e ka retorikën e ideve të Marks dhe Leninit, së bashku me VMRO-DPMNE-në, shkaktuan tërmet në LSDM”, deklaroi Çejku për emisionin “Tregimi real” të Njuz 24.