Çegrani u uron mirëseardhje mërgimtarëve

“Dashuria për Çegranin tejkalon çdo pengesë,respekt për Ju të dashur vëllezër mërgimtarë”. Me këto fjalë Bashkësia Lokale e fshatit Çegran mirëpret mergimtaret që janë nisur drejt vendlindjes dhe ata që veçmë kanë arritur. Çegrani është fshati më i madh në Maqedoninë e Veriut dhe për nga numri, ndoshta ka numrin më të madh të mergimtarëve, shkruan gazeta Lajm.

Ky fshat, i banuar me popullatë shqiptare, vazhdon të zbrazet edhe më tutje nga rinia që dita ditës po ia mësyen mërgimit. Pushimi veror dhe ai dimëror, janë momentet kur fshati ringjallet nga mërgimtarët e shumtë që kthehen në vendlindje.