Dani Ceballos dëshiron t’i bashkohet përfundimisht Arsenalit, thotë Mikel Arteta, por fjalën e fundit do ta ketë Real Madridi.
24-vjeçari e kaloi sezonin 2019/20 në formë huazimi te ‘Topçinjtë’ ku e ka bindur trajneri, Mikel Arteta, që e dëshiron në skuadër për projektin që ka nisur.
Arteta i tha gazetarëve kur u pyet për planet e Ceballos: “Kemi biseduar dhe Dani e di shumë mirë se çfarë mendoj për të”.
“Ai ka qenë shumë i qartë me mua dhe synon që të qëndrojë me ne, por natyrisht Real Madridi ende nuk e dimë se çfarë dëshiron të bëjë me lojtarin”.
“Ai është lojtar që na intereson sepse ne kemi parë në muajt e fundit se ai është në gjendje të na ndihmojë”.