Çdo veture nga Serbia, prej sot i jepet falas kartelë për pagesën e taksës rrugore

Turistët e parë serbë që udhëtojnë në autostradën ndërkombëtare (Beograd-Kumanovë-Athinë), prej sot në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, do të marrin kartelë gratis smart me anë të të cilave do ta paguajnë taksën rrugore në Maqedoninë e Veriut, transmeton gazeta “Lajm”. Policët kufitarë janë të obliguar t’i japin kartela, çdo veture me targa të Serbisë deri më datën 15 gusht të këtij viti, deri kur vlen aktiviteti të cili qeveri e ka paraparë në shenjë falenderimi, për atë se Serbia ishte ndër shtetet e para që Maqedonisë së Veriut i dhuroi vaksia kundër virusit.
Ministria e Punëve të Brnedshme (MPB) tanimë nga ana e Ndërmarrejes Publike “Drzhavni Patishta”, ka pranuar 65 mijë kartela të këtij lloji, në vlerë prej 760 denarësh, aq sa është vlera e taksës rrugore në Korridorin 8″ (Beograd-Kumanovë-Athinë). Lajm