Çdo organizatë e huaj mund të shpallet e “padëshirueshme” me ligjin e ri rus

epa08405219 Russian President Vladimir Putin attends a videoconference on the implementation of economy relief measures amid the ongoing coronavirus COVID-19 pandemic at the Novo-Ogaryovo state residence outside Moscow, Russia, 06 May 2020. Russian President Vladimir Putin extended the current nationwide lockdown with home quarantine orders until 11 May 2020 in a bid to slow down the spread of the pandemic COVID-19 disease caused by the SARS-CoV-2 coronavirus. EPA-EFE/ALEXEI DRUZHININ / SPUTNIK / KREMLIN POOL MANDATORY CREDIT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e nënshkroi të enjten një ligj të ri, sipas të cilit, çdo organizatë e huaj, përfshirë ato të themeluara nga organet shtetërore të vendeve të treta, mund të shpallen “të padëshirueshme”.

Ligji nuk vlen për organizatat ndërqeveritare ndërkombëtare pjesë e të cilave është Rusia, e as për organizatat e inkorporuara në struktura qeveritare të vendeve të huaja.

Në qershor, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut gjeti se Rusia e shkeli Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut kur i shpalli “të padëshirueshme” disa organizata të huaja që veprojnë në Rusi, ndër to edhe Radion Evropa e Lirë (REL).

Sipas regjistrit, REL-i është entiteti i 142-të që është përfshirë në listë.

Përfshirja në listë nënkupton që një organizatë nuk mund të operojë në Rusi, dhe qytetarëve të Rusisë u ndalohet bashkëpunimin me të, sepse në të kundërtën rrezikohen nga ndjekja penale./REL