Çdo i katërti nxënës në RMV ka luajtur bixhoz për para

Hulumtimi i institutit të Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veirut tregon se gjatë 12 muajve të fundit, një në katër nxënës (25%) deklaroi se ka luajtur bixhoz për para. Bixhozi me prani fizike është më i zakonshëm (21%) sesa bixhozi online (15%), edhe pse të dy format janë të pranishme në masë të konsiderueshme. Bixhozi problematik është rritur nga 4.5% në 2019 në 7.6% në 2024 te ata që luajnë bixhoz (9.3% te djemtë dhe 4.1% te vajzat në 2024), transmeton Portalb.mk.

Nga ata që luajnë bixhoz, 21% kanë marrë pjesë në bixhoz me prani fizike (makineri, lojëra me letra ose kubë, lotari, bast sportiv ose mbi kafshë). Djemtë kishin më shumë gjasa të luanin bixhoz: 30% e djemve raportuan se kishin luajtur për para, krahasuar me 12% të vajzave.

Bixhozi online (makina, lojëra me letra ose kubë, lotari, bast sportiv ose mbi kafshë) është më pak i përhapur, por ka dallime gjinore. 15% e nxënësve raportuan bixhoz online, ku 21% ishin djem dhe vetëm 9% vajza.

“I këto shifra tregojnë dallime të rëndësishme gjinore në sjelljen ndaj bixhozit, ku djemtë raportojnë vazhdimisht nivele më të larta të përhapjes në të gjitha format e bixhozit”, thotë IShP.

Nga 2015 në 2024, përhapja totale e bixhozit për para te nxënësit në 12 muajt e fundit ka treguar rënie graduale. Në 2015, 31% e nxënësve raportuan bixhoz, që u ul në 27% në 2019 dhe më pas në 25% në 2024.

Te djemtë, përhapja ishte më e lartë në 2015 (44%), por u ul ndjeshëm deri në 2019 (34%) dhe që atëherë mbeti stabile.

Te vajzat, përhapja mbeti relativisht stabile gjatë periudhës së monitoruar, me ndryshime të vogla: 18% në 2015, rritje e lehtë në 19% në 2019 dhe ulje në 16% në 2024.

Në përgjithësi, të dhënat tregojnë një trend rënës të përhapjes së bixhozit te nxënësit, kryesisht te djemtë, ndërsa nivelet te vajzat mbeten të ulëta dhe stabile gjatë gjithë periudhës.

Hulumtimi u krye me mbi 2,8000 nxënës të moshës 15-16 vjeç.