Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, shprehu kënaqësinë që Maqedonia e Veriut së shpejti do të jetë anëtare e NATO-s.
Çavuşoğlu foli në sesionin “Ardhmëria e NATO-s” që u organizua në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror që zhvillohet në qytetin Davos të Zvicrës.
Ai theksoi se NATO është organizata më e fuqishme ushtarake.
Çavuşoğlu duke folur për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, tha se Turqia mbështet zgjerimin e NATO-s.
Ai shprehu kënaqësinë që Maqedonia e Veriut së shpejti do të anëtarësohet në NATO.