Cavani i ofrohet Barcelonës

Edinson Cavani i është ofruar Barcelonës si opsion për repartin e sulmit.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeaman, ka kërkuar një sulmues qendror në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Cavani i është ofruar ‘Blaugranëve’ si opsion për repartin e sulmit.

Drejtuesit e gjiganti spanjoll janë duke shqyrtuar mundësinë e huazimi të sulmuesit, megjithatë problem mbetet paga e lartë e futbollistit.

Skuadra nga Katalonja ka transferuar Memphis Depayn dhe Sergio Agueron si sulmues këtë edicon, megjithatë ky i fundit menjëherë është lënduar dhe do të mungojë për disa javë.

Mbetet të shihet nëse Barca do të arrij të nënshkruajë me ndonjë sulmues para se merkato të mbyllet sonte.