Edinson Cavani ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
Cavani vazhdon të jetë lojtar i lirë, që nga koha kur i skadoi kontrata me Manchester United.
Uruguaiani ka pasur disa oferta gjatë kësaj kohe, por së fundmi njoftoi se ende nuk ka vendosur.
“Momentalisht nuk e di se ku do të luaj këtë vit. Është futboll, ndihem shumë mirë – dua të shkoj atje ku më duan vërtet dhe më besojnë mua”, u shpreh ai për ‘elchiringuitotv’, transmeton lajmi.net.
Nice, Valencia dhe Villarreal janë klubet e interesuara për sulmuesin.




