Casemiro dhe Hazard pozitiv në COVID-19

Dyshja e Real Madrid, Casemiro dhe Eden Hazard, janë testuar pozitiv në COVID-19.
Lajmi është konfirmuar nga skuadra e Real Madrid, në faqen e tyre zyrtare.“Real Madrid njofton se futbollistët tanë, Casemiro dhe Eden Hazard kanë rezultuar pozitiv në COVID-19 në testimet e kryera të premten në mëngjes”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.Gjithashtu, në njoftim ceket se pjesa tjetër e skuadrës janë të gjithë negativ.Tani, është e konfirmuar se dyshja Casemiro – Hazard do të humbasin derbin ndaj Valencias.