Nën moton “Kujdesemi për të gjithë”, sot në konferencë për media zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Çështje Ekonomike Milla Carovska, ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Gjonul Bajraktar, zëvendësministrja plotësuese Sanella Shkrijel dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski, i prezantuan masat të cilat kanë të bëjnë me mbështetjen e qytetarëve në periudhën e pandemisë Kovid-19.
Carovska theksoi se në përpilimin e këtyre masave janë udhëhequr sipas parimit të jodiskriminimit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.
“Përpiluam masa për punëtorët, për ata formalë dhe joformalë, për të rinjtë, të rriturit, për fëmijët, për kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve, për personat me nevoja të veçantë. Për të gjithë që kanë nevojë për mbështetje, por në këtë periudhë ajo duhet të jetë më e përforcuar”, tha Carovska.
Përkujtoi për të gjitha masat që deri më tani janë realizuar – janë vendosur protokolle për mbrojtje të punëtorëve dhe të vendeve të punës, është siguruar qasje e lehtësuar në mbrojtje sociale, sistem për arsim në distancë, janë organizuar shërbime dhe servise vullnetare për më të moshuarit, sistem për denoncim të dhunës, fëmijët me nevoja të veçanta kanë mundësi që të lëvizin pavarësisht orës policore, personat me nevoja të veçanta marrin asistencë personale dhe mund t’i realizojnë të drejtat ekzistuese pa pasur kontrolle. Carovska iu bëri thirrje qytetarëve që t’i shfrytëzojnë të gjitha këto masa.
“Bashkë me sindikatat, odat ekonomike, organizatat qytetare, por edhe me punëdhënësit e ndjekim zbatimin e të gjitha masave të cilat janë sjellë që të shohim ku mundet më mirë të ballafaqohemi me problemet të cilat paraqiten. Që ta pengojmë keqpërdorimin e krizës dhe masave, me të vërtetë kemi punë intensive të inspektorateve. Ata zbatuan më shumë se 33 mijë mbikëqyrje në periudhën e kaluar, janë dhënë 37 vendime për 28 firma, 140 punëtorë janë kthyer në punë, të cilët padrejtësisht ishin larguar gjatë periudhës së kaluar”, potencoi Carovska.
Bëri thirrje që kompanitë t’i shfrytëzojnë masat të cilat janë ekonomike dhe të cilat i sjell Qeveria me qëllim që t’i ndihmojnë vetes, punëtorët dhe ekonomisë. Koll qendra, siç tha është në dispozicion për të gjithë qytetarët dhe kompanitë në 02/3248040.
Carovska i falënderoi të gjithë qytetarët të cilët i respektojnë masat, kujdesen për shëndetin e tyre dhe atë publik, punonjësit shëndetësorë dhe të gjithë punëtorët të cilët në periudhën e kaluar kanë punuar dhe kanë qenë në shërbim të shoqërisë.