Carovska: Ne investojmë në më të prekurit, kujdesemi për të gjithë

Milla Carovska, bartëse e listës së deputetëve në Njësinë zgjedhore një, pasditen e djeshme u takua me banorët e Kalasë. Në takim, Carovska diskutoi se çfarë është bërë deri më tani dhe çfarë ofron programi parazgjedhor i koalicionit “Mundemi”.

“Unë ju bëj thirrje që më 15 korrik të votoni për LSDM-në. Si Socialdemokratë, ne besojmë në drejtësi dhe një shoqëri të drejtë. Prandaj, në mandatin tjetër e rrisim pagën minimale deri në 40 për qind, ndërsa pagën mesatare deri në 30 për qind. Ne e rrisim pensionin minimal në 10,700 denarë. Me këtë, po investojmë në më të prekurit”, tha Carovska.
Таа најави проширување на опфатот на социјалната помош на 34.000 домаќинства како и зголемување на опфатот на деца корисници на образовен и детски додаток.

“Në periudhën e kaluar, e ulëm nivelin e papunësisë tek të rinjtë dhe është 35.3 për qind në krahasim me vitin 2016 kur ishte 48.6 për qind. Kjo na jep një nxitje edhe më tej si parti politike të krijojmë masa që do të kontribuojnë në rritjen e punësimit të të rinjve”, tha Carovska. /MIA