Carovska: Matura shtetërore është obligative dhe do të realizohet në afatin e paraparë ligjor

Matura shtetërore është obligative dhe do të zbatohet në afatin e paraparë ligjor nëse situata me epideminë mbetet ashtu siç është e dhe tani. Sistemi arsimor është i sigurt, këtë e tregojnë numrat të cilat në mënyrë transparente i publikojmë dhe sipas të cilëve nuk ka përhapje të virusit në shkolla”, tha ministrja e arsimit, Milla Carovska sipas së cilës në mësimin me prezencë fizike deri tani janë regjistruar diku rreth 70 nxënës pozitiv ndaj ko vid-19, që i bie më pak se 0.06 për qind dhe 160 mësues që është më pak se 1 për qind, dhe pikërisht për këtë thekson Carovska me këtë dinamikë duhet të vazhdoj procesi arsimorë, duke nënvizuar se me respektimin e masave dhe protokolleve shëndetësore bashkë me nxënësit dhe mësimdhënësit, matura shtetërore do të realizohet me sukses.