A po e zëvendëson Buçkovski Osmanin në kontestin me Bullgarinë

Bujar Osmani është Ministër për Punë të Jashtme, por Vllado Buçkovski u caktua si përfaqësues special i Maqedonisë së Veriut në negociatat me Bullgarinë. Krye diplomati Osmani sot u pyet nëse kjo ndodhi sepse qeveria nuk i beson atij? Reagimin e parë ndaj kësaj Osmani e kishte me një të buzëqeshje të lehtë, e më pas tha se propozimi për të caktuar përfaqësues special ka qenë i tij, në bashkëpunim edhe me kryeministrin Zoran Zaev.

“Në mungesë të ambasadorit aktiv për momentin në Sofje dhe me qëllim për të krijuar mekanizma shtesë për të kthyer mirëbesimin në implementimin e obligimeve të dala nga marrëveshje”, u shpreh Osmani./TV21
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/431433581358032