Në lidhje me paralajmërimet, se disa shkolla të mesme nuk kanë dërguar deri te nxënësit me kohë materialet përgatitore të maturës shtetërore, ka folur sot edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.
Thotë se si Ministri dhe Qendra e Provimeve i kanë kryer të gjitha detyrimet e parapara në marrëveshjen për maturën shtetërore, ndërkaq ka ftuar edhe shkollat të bëjnë të njëjtën.
“Apeloj që të gjitha shkollat të kryejnë detyrimet e marrëveshjes së maturës shtetërore”, tha Carovska, transmeton TV21.
Ndërkaq dje, Qendra e Provimeve njoftoi se me kohë ka dërguar njoftimet deri te shkollat e mesme, dhe premtoi, se detyrimet “do të përmbushen në tërësi nga institucionet arsimore”.





