Në Ditën e Mësuesit Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska u pyet për fatin e nxënësve shqiptar në Idrizovë, të cilët kanë kërkuar që të kenë një shkollë në gjuhën amtare, në fshatin ku jetojnë. Me këtë rast Carovska tha se marrëveshje për ndërtimin e një shkolle është arritur në mes Komunës dhe Ministrit paraprak të Arsimit, por po pritet që të kompletohet dokumentacioni për projektin. E në lidhje me këtë çështje fjalën e mori edhe Kryeministri Zoran Zaev, ai njëjtë tha se shkolla do të ndërtohet së shpejti.
“Qeveria ka diskutuar për të ndërtuar obejkt shkollor. Dokumentaconi i projektit do të rregullohet shpejt dhe fëmijët do të mund të mësojnë në fshatine tyre, në gjuhën e tyre amtare. Edhe nëse bëhet fjalë për pak nxënës, edhe nëse bëhet fjalë për më shumë nxënës, ne reagojmë shpejt dhe do ta realizojmë qëllimin.” – deklaroi Zaev.